Aktualitet

“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024 e njohur edhe si DIVA e plotësuan mbi 127 mijë individë ose 90% e atyre që ishin subjekt i këtij procesi sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas të dhënave të këtij institucioni detyrimin për të deklaruar të ardhurat vjetore për vitin e shkuar ishin mbi 143 mijë persona në të gjithë vendin tonë.

Kategoritë që kanë detyrimin për plotësimin e “DIVA 2024” janë të gjithe individët me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë Lekë në vit, nga mbi 2 milionë Lekë që ishte kufiri i mëparshëm. Ky prag detyrimi për deklarim për të punësuarit në Shqipëri u ul pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Gjithashtu e kanë edhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë Lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, AirBnb apo Booking. Ndërsa për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024 nuk ndryshoi.

Pra kjo kategori e qytetarëve do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 milionë Lekë në vit apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

Plotësimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024 kishte afatin e fundit të dorëzimit me 1 Prill, ndërsa për të gjithë inidividët që nuk kanë respektuar këtë afat do të ketë edhe penalitete me gjobë nga 3 mijë-10 mijë Lekë, plus kamatvonesa.

The post “DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan… first appeared on JavaNews.al.

#DIVA #plotësua #nga #rreth #individëve #Tatimet #Ata #që #nuk #dorëzuan
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button