Çudit Ristani: Një kandidat i Gjirokastrës i preu gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën

Në një lidhje direkte për Klan News, anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani, foli për aktualitetin politik dhe fushatën si kandidat në listën e hapur në Gjirokastër.
Mes të tjerash, në bisedën me gazetarin Besard Jacaj, ai bëri edhe një deklaratë të papritur, duke thënë se një nga kandidatët socialistë të atij qarku i ka prerë gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën.
“Kundërshtarë kemi njerëz që kanë dalë me kapuç në kokë për të vjedhur qytetarët e Gjirokastrës. Mos të them që u kanë prerë gishtin për t’u vjedhur unazat. Kjo është paraqitja që ofron kundërshtari ynë (PS) në qarkun e Gjirokastës“, u shpreh Arben Ristani.
I pyetur nga gazetari Jacaj se kush nga kandidatët e kishte bërë këtë, Ristani tha: Mund të pyesni në qarkun apo qytetin e Gjirokastrës dhe t’ua thonë se kush.
Kujtojmë që lista e PS në Gjirokastër për zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga: Mirela Kumbaro, Anila Dhimitri, Pirro Dhimo, Shyqeri Hysi dhe Tërmet Peçi.
#Çudit #Ristani #Një #kandidat #Gjirokastrës #preu #gishtin #dikujt #për #vjedhur #unazën
Java News