Aktualitet

Sali Berisha kërkon t’i marrë mbështetësit Bashës: Bashkohuni me ne nëse u ka mbetur në gjakun tuaj një miligram demokrati

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ishte në natën më të zeza pa opozitë dhe ishin këto rrethana që e imponuan kthimin e tij në krye të PD-së.

“Shqipëria pa opozitë ishte natë e zezë. Cilido mund të dyshojë. I ftoj edhe këta Kokajt që janë këtu, që mbështesin Bravën më duket.

I ftoj, nëse u ka mbetur në gjakun tuja një miligram demokrati.

Mendoni një minutë se ku do ishte sot opozita nëse do ndiqnit idilin Rama- Brava.

E shihni ç’ndodh me Lulzim Bravën, gili-vili çdo ditë. A ka keqpërdorim më të madh se ky? A mund ta pranoja diçka të tillë? Kurrë.

Ishin rrethanat që më imponuan të kthehen dhe të kthehem më i vendosur se kurrë të zbatoj këtë program në mënyrë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet”, tha ai.

#Sali #Berisha #kërkon #marrë #mbështetësit #Bashës #Bashkohuni #nëse #mbetur #në #gjakun #tuaj #një #miligram #demokrati
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button