U godit me karrige nga tifozët e Flamurtarit, reagon trajneri i Besës: Pamjet janë aty, gjykoni vetë

Pas ndeshjes foli trajneri i Besës, Emiljano Çela.
“Ishte fitore shumë e rëndësishme për ne, si shans i fundit për të marrë biletën e fundit për të hyrë direkt në Superligë. Kemi periudhë të mirë, vijmë pas 7 fitoresh, barazim me Burrelin, patëm meritën që besuam dhe punuam. Nuk kemi humbur besimin, këtë i kërkova ekipit kur shkuam -9. Ja ku jemi sot, në garë, të shohim. Nuk është në dorën tonë, kemi ndeshje të rëndësishme me Vorën, edhe Flamurtari. Çdo gjë e hapur, do të shikohet si do vazhdojë gara.
Nuk e kisha menduar ndeshjen në mënyrë të tillë, që do shënonim gol që në fillim. Nuk e kisha menduar lojën të shkonte në mënyrë të tillë. Theksin e kemi pasur të ishim gjithë kohës në qarkullim të topit. Kundërshtari do ushtronte trysni, ne donim të mbanim topin. Me gabimin e portierit kundërshtar, incident, gjetëm golin. Bëmë mbledhje, i thirra të gjitha, u thashë të vazhdojnë sepse është shumë herët për të mbrojtur rezultatin.
Kishim përgatitur uniforma të ndryshme të ekipit në lojën pa top në zona të ndryshme. Te zonat e organizimit kalonim 4-4-2. Patëm problem. Kishim punuar që Indio dhe Nonato gjithmonë ta kapnin presingun nga linjat qendrore, pra presing në mbulim. Në disa raste u bë mirë. Në pjesën e dytë u zgjidh si problem.
Humbja me Erzenin është e pafalshme. Jam trajner që kurrë nuk e rrethoj veten tek alibitë, e quaj ekipin tim dhe vazhdoj punoj, por sinqerisht me këtë grup m’u desh pak kohë. Do doja të fillonte kampionati nga fundi i janarit. Më rëndon humbja me Erzenin.
Unë jam ish-futbollist dhe ish-trajner i Flamurtarit, nuk kam dëshirë të flas për gjëra jashtë, pamjet janë aty, ndaj gjykoni vetë”, u shpreh Çela për RTSH.
#godit #karrige #nga #tifozët #Flamurtarit #reagon #trajneri #Besës #Pamjet #janë #aty #gjykoni #vetë
Java News