Nënë për herë të parë, Samanta Karavella poston foton me vajzën dhe zbulon emrin e saj

Këngëtarja Samanta Karavella, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto me vajzën e saj në krah.
Samanta ka zbuluar se e ka quajtur vajzën e saj Gia Rose, e cila ka lindur më 18 mars të këtij viti. Krahas fotos, këngëtarja ka shkruar:
“E gjithë bota në krahët e mi”, duke shprehur gëzimin e madh që ndjen për këtë moment të paharrueshëm.
Përpara këtij postimi, Samanta kishte shpallur shtatzëninë e saj përmes një videoje ku shfaqej krah partnerit të saj, duke e shoqëruar me fjalët: Ne të tre… Një kapitull i ri fillon. Mezi po pres për ty.
Ky është një moment i veçantë për këngëtaren, e cila ka vendosur të ndajë këtë gëzim me të gjithë ata që e mbështesin.
#Nënë #për #herë #të #parë #Samanta #Karavella #poston #foton #vajzën #dhe #zbulon #emrin #saj
Java News