Aktualitet

“Liria do të triumfojë në 11 maj”, premton Meta: Ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral!

Presidenti i Partisë së Lirisë, në një audio-mesazh ka kërkuar votën e shqiptarëve më 11 maj, duke u shprehur se vota për të si deputet i Tiranës është votë kundër diktaturës.

Meta shtoi se ndryshimi i parë që do të bëjë qeveria që do të vijë pas 11 majit, do të jetë Kodi Elektoral, por për një gjë të tillë Aleancës për Shqipërinë madhështore i duhen 84 mandate në Kuvend.

“Ndryshimi ynë i parë do të jetë ndryshimi i kodit elektoral

Sot shqiptarët votojnë vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 është vendosur me ndryshimit e Ramës. Për këtë na duhen 84 mandate.

Të mos ndalemi në ditët që na kanë mbetur

Rama është në listën e mbyllur sepse ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të Tiranës ndërsa unë jam në listën e hapur. Pretendojmë 20 mandate. Vota për Aleancën është vota për ndryshimin historik, vota për Metën deputet i Tiranës është vota kundër diktaturës. Liria do të triumfojë në 11 maj”, tha ai.

#Liria #të #triumfojë #në #maj #premton #Meta #Ndryshimi #ynë #parë #të #jetë #Kodi #elektoral
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button