Rama uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Festën e Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Bajrami na kujton fuqinë e dhembshurisë, faljes dhe bashkimit.
“Të dashur qytetarë, Në këtë festë të madhe të Bajramit, dua të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që keni agjëruar dhe ndarë vlerat e Ramazanit. Bajrami na kujton fuqinë e dhembshurisë, faljes dhe bashkimit.”, ka shkruar ai.
“Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Kosovën dhe çdo zemër të hapur për dashuri dhe mirëkuptim. Urime Bajramin!”, ka shtuar ai.
#Rama #uron #Fitër #Bajramin #Uroj #që #kjo #ditë #shenjtë #të #sjellë #paqe #lumturi #dhe #begati #në #familjet #tuaja
gazetablic.com