Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pasi makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

/f.stafa

#Aksident #në #aksin #KorçëPogradec #makina #del #nga #rruga #dhe #përplaset #shtyllën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button