Sport

Tre gola për tre pikë, Barcelona shkëputet nga Reali i Madridit në krye të La Ligas

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ndeshja e prapambetur mes Barcelonës dhe Osasunës. Skuadra blaugrana ka fituar me shifrat 3-0 përballë Osasunës. Lojtarët e drejtuar nga Hansi Fliku e gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës.

Ferran Torresi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11, ndërsa më pas ishin Dani Olmo në mintën e 21-të dhe Levandovski në minutën e 77 ata që i dhanë tre pikët Barcelonës. Tashmë katalanasit janë shkëputur nga Reali i Madridit me 3 pikë në krye të renditjes./Sport Ekspres/

#Tre #gola #për #tre #pikë #Barcelona #shkëputet #nga #Reali #Madridit #në #krye #të #Ligas
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button