Aktualitet

Rama: Nga janari i 2026-ës paga minimale do të shkojë 500 euro

Kryeministri Rama ka deklaruar sot se pas zgjedhjeve të 11 majit, në qershor të këtij viti do të merret vendimi për pagën minimale 500 euro, që do të hyjë në fuqi nga janari i 2026-ës.

“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik, në shtet ishte 372 euro dhe që sot, vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare. Referoju INSTAT-it. Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Paga mesatare të përgjithshme, e kombinuar në sektorin publik dhe sektorin privat ishte 322 euro, e kemi sot 830 euro paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja.

Pagën minimale e kishin 157 euro, e kemi 400 euro dhe me vendim, siç e kam thënë, në qershor do ta bëjmë 500 euro, do hyjë në efekt nga janari i 2026. Shumica e bizneseve e kanë më të lartë. Kush nuk do të dëgjojë, nuk dëgjon. Kush nuk do të shikojë është më keq se ai që nuk shikon. Do ta shohim më 11 maj se çfarë do të vendosë populli. Ajo që të takon më 11 maj, është të investosh për pasaportën europiane e Shqipërisë”, tha Rama.



#Rama #Nga #janari #2026ës #paga #minimale #të #shkojë #euro
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button