Aktualitet

“Ktheje pronën e të parëve në mundësi të artë!” Rama: Paketa e Maleve, lehtësi fiskale e ndërtimi

“Shtëpia e gjyshit është harruar? Aty ku ke kujtimet më të bukura, ajri i pastër, bari i nomë kërcitja e zjarrit?  E ke menduar që kjo tokë mund të bëhet mundësia jote e artë?” Kështu nis videoja e publikuar mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa bën thirrje për të aplikuar në paketën e maleve. Sipas tij me ligjin e ri u jepet mundësi reale dhe lehtësira pronësie, ndërtimi dhe fiskale të gjithë atyre që duan të kthehen në tokat e të parëve dhe duan të ndërtojnë një biznes.

“Ktheje në një bujtinë që mirëpret vizitorë! Hap një agroturizëm ku tradita takohet me të ardhmen! Krijo një qendër aktivitetesh malore dhe sportive. Me paketën e maleve nuk je vetëm. Procedura të thjeshtuara pronësie e ndërtimi lehtësira fiskale, turizëm gjithësezonal dhe zhvillim ekonomik. Kthimi i diasporës. Paketa e maleve është ura që lidh të drejtën zakonore me pronësinë e ligjshme nga toka e të parëve në biznesin tënd të së ardhmes. Puno dhe jeto aty ku ke zemrën!”, thuhet më tej në videon e publikuar nga kryeministri.

Rama thekson se për 500 aplikantët e parë nuk do të ketë ansjë taksë dhe tatim deri në 10 vjet.

“Mirëmëngjes dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

#Ktheje #pronën #të #parëve #në #mundësi #të #artë #Rama #Paketa #Maleve #lehtësi #fiskale #ndërtimi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button