“Dëshiroj të mos ndërroj as parti, por nuk i dihet”, Sula: Rama di si të luajë për të fituar

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u shpreh se Kryeministri Edi Rama di si ta luajë lojën politike për të fituar zgjedhjet.
Ai theksoi se Rama e ka kuptuar dëshirën e këtij populli dhe ndaj arrin të korrë suksese në garat elektorale.
“Unë kam patur kundërshtar politik Edi Ramën, e kam urryer politikisht, jo si njeri, as Sali Berishën s’e urrej të jesh i sigurt 1000%, as Flamur Nokën dhe Albana Vokshin, që janë dy figurat edhe për demokratët dhe për shqiptarët më të urryer, s’i urrej. Fatkeqësisht për PD dhe për opozitën Edi Ram di ta tërheqë vallen. Luan aq bukur. E ka gjetur si e do ky popull dhe nuk e meriton të marrë 10, por ta vjedh 5. Kam patur njohje në distancë me Edi Ramën”, tha ai.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, Dashnor Sula u pyet se si e shikon fatin e tij politik pasi u la jashtë Listave të PD dhe a ka gjasa t’i bashkohet Partisë Socialiste, për këtë deputeti u shpreh:
“Dashnia në krahun tjetër… Unë skam ndërruar grua, do dëshiroj të mos ndërroj as parti, por asnjëherë nuk i dihet”
#Dëshiroj #të #mos #ndërroj #parti #por #nuk #dihet #Sula #Rama #të #luajë #për #të #fituar
Java News