Aktualitet
Pedri: Shpresoj të fitoj Topin e Artë një ditë, por preferoj tripletën

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, i është përgjigjur një pyetjeje rreth dëshirës së tij që një ditë të bëhet fitues i Topit të Artë.
22-vjeçari spanjoll u përgjigj pyetjeve në prezantimin e librit “Pedri dhe legjenda e këpucës së artë”.
“Topi i Artë? Shpresoj që të jetë në titullin e librit tim të ardhshëm. Është e vështirë, por mund të ëndërrosh për çdo gjë. Shpresoj të fitoj Topin e Artë një ditë, por preferoj tripletën. Kur arrin objektivat e ekipit, është më e lehtë të vendosësh ato individuale”, citon AS të ketë thënë Pedri.
Këtë sezon Pedri ka luajtur 42 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola dhe 7 asistime.
/ Sport/
#Pedri #Shpresoj #të #fitoj #Topin #Artë #një #ditë #por #preferoj #tripletën
gazetablic.com