Do kishim humbur 5-0 për herë të 3-të

Ditmar Bicaj dhe Eno Skarço ishin pjesë e panelit të emisionit “Max Sport” në “Euronews Albania”. Të dy të ftuarit kanë përplasur mendimet e tyre për sa i përket lojës së zhvilluar nga ekipi ynë kombëtar kundër Anglisë. Bicaj u shpreh se kuqezinjtë duhet të guxonin më tepër në “Uembli”, pasi ka treguar se i ka cilësitë për t’u përballur me ekipe të një niveli të tillë. Por ideja e tij ka hasur në kundërshtimin e Skarços. Gazetari ka thënë se guximi kundër Anglisë mund të sillte një goleadë si ato të 2 herëve të fundit.
Bicaj: “Në qoftë se ne ballafaqohemi me ekipin kampion të Europës, siç ishte Spanja, që për mua ka qenë ekipi më i fortë i 2024-s… Kur ne luajmë dhe bëjmë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë me Spanjën, krijojmë raste dhe qarkullojmë topin, atëherë përse të mos guxojmë me Anglinë? Të gjithë ne e dimë forcën e Anglisë, por patjetër që duhet të guxojmë më shumë. Ne guxuam vetëm një çerek ore me futjen e Brojës, që u krijuan 3 raste. Gjatë gjithë kohës topin e kishte Anglia”.
Skarço: “Po të guxosh me Anglinë rrezikon të pësosh herën e 3-të në “Uembli” 5-0. Mos krahaso kompeticionin e Europianit me një ndeshje kualifikuese, sepse nuk janë njësoj”.
Bicaj: “A e humbëm ndeshjen? Ramë rehat, u qetësuam? Futboll, në 95 minuta, ne kemi luajtur vetëm një çerek ore”.
Skarço: “Nuk ke ç’e do topin. Sulçja thotë që kemi lojtarin e Inerit. Dakort, po përballë ke lojtarin e Realit. Në qoftë se ti ke një lojtar rezerv të Interit, ata kanë yllin e Realit të Madridit”./Sport Ekspres/
#kishim #humbur #për #herë #të #3të
SportExpress