Aktualitet

“Bënin kërdinë” në fshatra, arrestohen “skifterët” që grabisnin banesat, e pësojnë edhe dy bashkëpunëtorët (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar nga policia si autorë të vjedhjes së disa banesave në Peqin. Policia thotë se në pranga kanë rënë 38-vjeçari Artur Ciku 38 vjec dhe 48-vjeçari Idajet Sulkja, pasi dyshohet se kanë kryer të paktën 8 vjedhje në disa banesa në fshatrat e Peqinit përgjatë dy viteve.

38-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Nën hetim janë vënë dy të tjerë, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Në kërkim është shpallur edhe një 33-vjeçar, ii cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

“Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Revealed” pas një hetimi disamujor me metoda proaktive.

Zbardhen 8 vjedhje në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, sekuestrohen pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 autorë, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

Procedohen penalisht 2 shtetas, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër, që ka përdorur automjetin e tij në mundësimin e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Revealed”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe I. S., 48 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve në banesa të pa banuara (ku pronarët jetojnë jashtë shteti), përgjatë 2 viteve, në disa fshatra të Peqinit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– A. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Mjekës, i cili është proceduar penalisht pasi dyshohet se me automjetin e tij ka bashkëpunuar në transportimin e sendeve të vjedhura;
– K. B., 65 vjeçe, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira një ambient autorëve që ata e përdornin për grumbullimin e sendeve të vjedhura.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori tjetër i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, shtetasi B. H., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

#Bënin #kërdinë #në #fshatra #arrestohen #skifterët #që #grabisnin #banesat #pësojnë #edhe #bashkëpunëtorët #EMRAT
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button