Sport

Notat e Shqipërisë/ Strakosha merr 4, Gjimshiti shënoi gol në Wembley, Asllani nuk e do presionin

Anglia ka arritur të fitojë ndaj Shqipërisë në shifrat 2-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni vlerësimet e bëra dhe notat e dhëna nga Sport Ekspres për disa prej lojtarëve.
?
Thomas Strakosha (4): “Duket sikur koha e Strakoshës ka mbaruar te Shqipëria. Për shkak të gabimeve të tij, Strakosha është kthyer në stol edhe te AEK, duke humbur vendin e titullarit. Është një portier që nuk të jep kurrë pikë, nuk ka hije të rëndë dhe personalitet. Te goli i parë, gaboi shumë. Dueli mes Asanit dhe Leëis i jepte kohë për të dalë dhe për t’i bllokuar rrezen lojtarit të Anglisë, bëri më të keqen, qëndroi në vend dhe topi shkoi poshtë këmbëve të tij. Në shumë raste i pasigurt me daljet e tij, grushtonte dhe topi mbeste në zonën e Shqipërisë, për fat të mirë, te lojtarët tanë. Edhe në golin e dytë, ka shumë faj. Ajeti mban topin në kontroll dhe kërkon Strakoshën që ta marrë atë në kontroll pas një gafe në dalje që kishte bërë duke gjetur kokën e Harry Kane në vend të topit, por Strakosha nuk e kishte marrë ende veten nga ajo gafë, bën një të dytë. Qëndron gjatë dhe nuk e kupton Ajetin, më pas Harry Kane bën presion te Ajeti dhe goditje këndi. Nga ajo goditje këndi dhe vazhdim aksioni, do të vinte edhe goli i dytë i Anglisë. Me Strakoshën në portë, Shqipëria nuk ka kurrë qetësi”.

Arlind Ajeti (6.5): “Bisha e mbrojtjes së Shqipërisë. Të gjithë do të kujtojnë golin e Harry Kane, por në aq shumë topa që depërtuan në zonën tonë dhe në të paktën 80 minutat e lojës që po zhvillohej vetëm në portën tonë, ishte Ajeti që po hiqte çdo top nga zona, me këmbë, me kokë, me se të mundej dhe gjithmonë me sukses. Ka një prezencë të madhe në mbrojtje dhe hije të rëndë, të fituar nga ai Europian i Francës. Është për t’i hequr kapelen, zhvilloi një super ndeshje përtej atij gabimi te goli i Harry Kane. Përveç të gjithave, edhe në lojën me këmbë është për t’u vlerësuar, në ato pak aksione që po krijonim, kishim si regjizor Ajetin”.

Berat Gjimshiti (7): “Pa Gjimshitin, Shqipëria e ka të vështirë të mbijetojë. Është njeriu që bën heqjen e fundit, kur të gjithë gabojnë, i shpëton ata që gabimi i tyre të mos sjelli golin e pësuar. E shënoi një gol në Ëembley. Mund të quhet e tillë ndërhyrja kur Harry Kane me portën e boshatisur goditi dhe Gjimshiti u hodh para portës duke e nxjerrë topin jashtë. Jo vetëm si mbrojtës, por më shumë pritje sot ka bërë Gjimshiti sesa Thomas Strakosha”.

Aliji (6): “Ndeshje jo e keqe e mbrojtësit tonë, megjithëse në shumë momente vuan cilësinë tjetër të kundërshtarit. Është si krahasimi Calhanoglu-Asllani te Interi. Merr disa kritika pasi duhet të mbulojë vendin e Mario Mitajt, që është e pamundur në fakt. Ndryshe nga më parë, nuk ishte më Mario që si mbrojtës krahu merr topin i vetëm dhe niste një aksion te Shqipëria në rolin e regjizorit”.

Asllani (5.5): “Nuk ishte kjo ndeshja e Asllanit. Kristjani duhet të largohet me patjetër nga Interi që të jap më shumë për Kombëtaren. Në momentin kur Shqipëria kontrollon lojën dhe sulmon kundërshtarin, Asllani është arma jonë më e madhe në ekip. Por në momentin që ne jemi në presion të lartë nga kundërshtari, Asllani në asnjë moment nuk ngrihet dot një lartësi më shumë se të tjerët. E vuan po aq shumë presionin e madh, madje në disa momente bën edhe gabime që mund të rezultojnë fatale nga “qetësia e madhe”. Ndikohet shumë nga presioni dhe cilësia e lojtarëve që kishte përpara tij, mjafton të përmendim Bellingham, pa i hyrë të tjerëve. Asllani kërkon qetësi të shpalos reporterin e tij, por në futboll, askush nuk të lë të qetë të bësh atë që t’i dëshiron)

Jasir Asani (6): “Duke hequr golin e parë, bën gjithçka mirë në vazhdim. Nëse në krahun e Bajramit, jemi me një lojtar më pak, në krahun e Asanit, jemi me lojtarin që ndodhet në formacion. Kthehet shumë në mbrojtje dhe e ndihmon Balliun me dublime. Njëkohësisht ka edhe kontrollin e topit që në ato pak dalje, e bën Shqipërinë të avancojë më para. Herë pas here tregon intuitën e tij me disa pasime që asnjë këmbë tjetër e futbollistit të Shqipërisë nuk mund t’i dërgojë, janë një e pazakontë në vetë harkimin që merr topi dhe këtë mund ta bëjë vetëm e majta e Jasir Asanit. Ndeshje pozitive, ndëshkohet nga episodi si Ajeti)

Bajrami (4.5): “As në qiell dhe as në tokë, kështu mund të përshkruhet performanca e Bajramit. Silvinjo na thotë se në atë krahë nuk mund të luajë Arbër Hoxha dhe Ernest Muci se nuk ndihmojnë shumë në mbrojtje, por Bajrami as nuk mbron dhe as nuk sulmon. Pavarësisht se është më i dobët në dukje fizikisht, Asani në krahun tjetër bën një punë 10 herë më të madhe se Nedim Bajrami. Bajrami nuk shihet kurrë në një duel të vërtetë të fituar në mbrojtje, ndërsa në sulm, nuk ekziston, në pjesën e parë nuk ra kurrë në kontakt me topin. Një gjysëm note për dy raste dhe driblime të dala me nisjen e pjesës së dytë, por pastaj sërish i fikur. Bajrami ka filluar t’i rrallojë shumë ndeshjet e mira te Shqipëria”.

#Notat #Shqipërisë #Strakosha #merr #Gjimshiti #shënoi #gol #në #Wembley #Asllani #nuk #presionin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button