COVID po vazhdon të jetë i pranishëm, këto janë shifrat aktuale dhe alarmante

COVID 19 po vazhdon të jetë i pranishëm në disa pjesë të botës edhe më 2025, ku sipas të dhënave zyrtare të OBSH-së deri më 2 mars janë regjistruar 2.800 raste të reja të vdekjes, prej tyre vetëm në SHBA 2.500.
Pasojnë Suedia me 79, Rusia 67, Italia 48, Greqia 35, Portugalia 17, Kolumbia 9, Çekia 8, Irlanda 7, Lituania 5, Argjentina, Franca, Malta 4, Kili e Rumania 2 dhe Panamaja 1.
Gjithsej 777 milionë e 594 mijë e 331 raste në gjithë globin janë regjistruar deri më tash me COVID-19, prej tyre 7.1 milionë kanë vdekur – më së shumti në SHBA 1.2 milion. Në Kosovë janë regjistruar mbi 3 mijë e 200 viktima.
Vendet që nuk kanë raportuar asnjë rast të vdekjes nga COVID-19 deri më tash sipas OBSH-së janë Koreja Veriore, Ishujt Folkland, Holy See, Niue, Pitkern, Sent Helena, Tokelau dhe Turkmenistani. Në vetë vendin e shpërthimit të pandemisë- Kinë, janë raportuar 122 mijë vdekje.
Prania e koronavirusit të ri për herë të parë u konfirmua në fund të dhjetorit 2019 në Kinë dhe më pas u përhap në pjesë të tjera të botës, duke shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpallë gjendjen e pandemisë.
#COVID #vazhdon #të #jetë #pranishëm #këto #janë #shifrat #aktuale #dhe #alarmante
gazetablic.com