Aktualitet

Sot, vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët –

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Kështu, përgjatë ditës parashikohen kthjellime e alternime vranësirash  kryesisht në relievet malore në juglindje të territorit.

Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën e parë të ditës kryesisht në zonën qendrore ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët , ku gjatë orëve të mesditës parashikohet ndërprerje graduale e tyre.

Era do të fryjë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 16 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon  të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 17 °C

në zonat e ulëta 11 deri 19°C

dhe në bregdet 9 deri 20°C

#Sot #vranësira #kthjellime #dhe #reshje #shiu #intensitet #të #ulët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button