Aktualitet

Do të na mungojë shumë në ndeshjet e marsit, Mitaj njofton për operimin: Gjithçka shkoi mirë

Mbrojtësi fantastik i kombëtares kuqezi dhe ekipit arab, Al Ittihad, Mario Mitaj ka njoftuar se ka kryer me sukses operimin e tij.

Mitaj nuk është ftuar nga Sylvinho për ndeshjet e marsit, pasi kishte probleme fizike dhe këtë mini-pauzë e ka shfrytëzuar që të kryejë ndërhyrjen e nevojshme, shkruan Sport.

Futbollisti para pak çastesh njoftoi se operimi shkoi mirë dhe tani mezi po pret të rikthehet.

‘Gjithçka shkoi mirë me operimin tim. Tani koha për rehabilitim dhe të kthehem sa më shpejtë dhe sa më i fortë për ta ndihmuar ekipin dhe shtetin tim”, shkroi ndër të tjerash Mitaj në Instagram.

/ Sport

 



#të #mungojë #shumë #në #ndeshjet #marsit #Mitaj #njofton #për #operimin #Gjithçka #shkoi #mirë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button