“Dilni jashtë”, publikohen pamjet brenda diskotekës ku ndodhi tragjedia në Maqedoninë e Veriut

Publikohen pamjet pak para momentit të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut ku një diskotekë u përshi nga zjarri dhe për pasojë humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.
Ngjarja tragjike ndodhi në diskotekën “Pulse” në qytetin e Koçan.
Në pamje, shfaqet momenti kur flakët filluan të përhapen në diskotekë. Një pjesëtar i grupit “DNK”, dëgjohet teksa u bënë thirrje të pranishmëve të largoheshin menjëherë: “Dilni jashtë, do të kthehemi”.
Zjarri shpërtheu papritmas, duke krijuar një vijë të ndezur mbi prozhektorët, ndërsa paniku u përhap me shpejtësi.
Autoritetet kanë nisur hetimet në terren, ndërsa janë kryer arrestime të disa personave, që dyshohet se kanë lidhje me këtë tragjedi.
#Dilni #jashtë #publikohen #pamjet #brenda #diskotekës #ndodhi #tragjedia #në #Maqedoninë #Veriut
gazetablic.com