Zgjedhjet në PD/ Voton Hani dhe apelon: Votoni, të gjithë! Këshilli i thirrur nga Bardhi s’ka asnjë vlerë

Para gazetarëve, Hani komentoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së enjtes, ndërsa tha se ky proces nuk ka asnjë vlerë ligjore. Sipas tij takimi nuk ka asnjë lloj firme dhe është bërë online.
“Sa i takon vendimit të Bardhit, nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nuk ka asnjë lloj firme dhe i bërë online me platformën “zoom”, tha ai.
I pyetur nga media nëse beson tek fitorja përballë rivalit, Lulzim Basha, Hani tha: “Le të kërkojmë dhe të përpiqemi të ketë mbarëvajtje, që të mos e thyejmë mbarëvajtjen e heshtjes zgjedhore. Fitojnë të gjithë, fiton Partia Demokratike”.
Ai ftoi anëtarët e Partisë Demokratike të dalin dhe të votojnë, në mënyrë që nesër të kenë të drejtë të kërkojnë llogari për lidershipin e tyre.
“Ju falënderoj që po pasqyroni këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në këtë ditë të jashtëzakonshme. Thirrje demokratëve që të dalin të votojnë, për të kërkuar nesër llogari.
Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë dhe se duhet t’i kthejmë moralin kësaj partie”, u shpreh Hani.
#Zgjedhjet #në #Voton #Hani #dhe #apelon #Votoni #të #gjithë #Këshilli #thirrur #nga #Bardhi #ska #asnjë #vlerë