Aktualitet

Ju rrëfej të vërtetën, politika nuk është mashtrim –

Kreu i Aleancës Demokracia e Re, Edmond Stojku, iu ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për lajmet që qarkulluan në media, fillimisht për një interes të Lulzim Bashës për t’i blerë partinë, e më pas emri i tij në listat e PS.

Stojku tha se si lajmi i parë ashtu dhe lajmi i dytë janë tërësisht të pavërtetë. Sipas tij ai bazohet vetëm tek ndershmëria, dhe nuk bën aleancë me asnjë nga forcat politike që nuk ka më moral.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: U fol sikur Basha do të blinte partinë tuaj. Pastaj u tha se partia juaj do ishte në listën e sigurtë të PS. Me kë jeni ju?

Stojku: Jam me idenë time, me njërëzit e mi, me popullin shqiptar.

Borakaj: Pse dolën fjalët që do i shisnit partinë Bashës?

Stojku: Meqë më përmendin më bëhet qejfi, do te thotë se ti ekziston.

Borakaj: Kush e nxorri si thashethem?

Stojku: Një avokat në një studio, muhabet fasonerie. I detyruar dola dhe sqarova në pozicionin tim, partitë nuk shiten, nuk blihen.

Borakaj: Nuk kishte asnjë tendencë?

Stojku: Zero, pasi Lulzim Basha nuk kishte as blerë, as shitur e as trasnferuar, ai ishte atashuar në një parti tjetër, Aleanca Konservatore Albania, kjo kishte ndodhur 2-3 javë para se të dilte ky lajm. Pra Basha e kishte mbyllur procesin.

Borakaj: Të mori në telefon Lulzim Basha?

Stojku: Me thënë të drejtën Bashën e njoh, unë nuk bëj dallime, me të gjithë krijoj marrdhënie humane. E marr e informoj di gjë apo sdi gjë, dhe më tha nuk është e vërtetë. I thashë mbro veten, jo mua, të sugjeroj i thashë, që nëse do të tregosh që kjo ngjarje nuk ka lidhje me ty, dile mbro veten. Me thënë të drejtën nuk e ndoqi këshillën time.

Borakaj: Po nëse do të kërkonte të bashkëpunonte me ju?

Stojku: Unë nuk pranoj bashkëpunim me individë dhe grupe të pasinqerta. Politika nuk është mashtrim, politika është shpikur si model organizimi për të dhënë të mira publiike.

Borakaj: Pa ikur zhurma e Bashës, ju futën në listën e PS?

Stojku: Kjo tregon se pema paska shumë kokrra. Më doli emri në listën e Durrësit, më morën në telefon. Unë nuk nxitohem asnjëherë, nëna më thoshte gëlltitu dy herë para se të thaush një fjalë. Unë prita gjithë afatin e nevojshëm që vetë selia e PS të merrte pjesë në këtë proces, u detyrova nëpërmjet sektorit të medias, e cila mori kontakt me zyrën e shtypit të PS, ku u tha që ky lajm nuk ëhstë i vërtetë. Ata thjeshtë thanë që nuk ëhstë lajm përfundimtar, janë lista paraprake.

Borakaj: Bërët më tej telefon?

Stojku: Për një gjë që unë nuk e dëshiroj dhe nuk e synoj, nuk bëj telefon. Unë sërish nëpërmjet medias deklarova që është lajm i rremë. Në rrjete soviale unë marr një artikul ku them refuzoj. Aleanca Demorkacia e Re nuk është partie  re, është parti e së ardhmes. Si mund të marr unë vendim për ju pa komunikuar.

Borakaj: Askush nuk ju komunikoi?

Stojku: Zero po them. Budallallëk i radhës. Unë jam kryetar i Aleancës Demokracia e Re ku marrim vendime vetëm nëpërmjet votës.

#rrëfej #të #vërtetën #politika #nuk #është #mashtrim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button