Enrique për fitoren e PSG’së: Jam shumë i lumtur, falë karakterit tonë dhe Donnarummas, ne fituam

Luis Enrique ka komentuar kalimin e PSG-së në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Klubi parisien mposhti Liverpoolin në fazën e 16-të të Champions League 4:1 pas penalltive) dhe kaloi në fazën tjetër në çerekfinale.
“Jam shumë i lumtur, treguam se jemi një ekip i vërtetë. Sot luajtëm një ndeshje shumë të mirë me mbështetjen e tifozëve tanë dhe jemi krenarë për këtë ekip të mrekullueshëm. Ky është vetëm fillimi”, tha Enrique.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Liverpool është një ekip shumë i fortë. Ishte e vështirë për të mbajtur topin. Por falë mentalitetit tonë, karakterit tonë dhe veçanërisht Donnarumma, ne arritëm ta fitonim këtë ndeshje.
“Ne duhet të mendojmë për rikuperimin dhe festimin. Ne treguam se na pëlqen të luajmë futboll, pa marrë parasysh stadiumin apo atmosferën,” tha kryetrajneri i PSG.
/ Sport
#Enrique #për #fitoren #PSGsë #Jam #shumë #lumtur #falë #karakterit #tonë #dhe #Donnarummas #fituam
gazetablic.com