Aktualitet

Shoqëria shqiptare, e përmbushur dhe e denjë vetëm kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar –

Në ditën e 8 Marsit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zgjedhur të theksojë rëndësinë simbolike të gruas, duke nënvizuar mesazhin e thellë që Perëndia jep për gruan, duke e quajtur “burim jete”.

Ajo ka shprehur respektin dhe urimet e saj për të gjitha gratë dhe vajzat, duke kujtuar ato që kanë vuajtur nga dhuna, ato që nuk janë arsimuar dhe ato që janë përballur me padrejtësi.

Spiropali ka nënvizuar gjithashtu se shoqëria shqiptare do të jetë e plotësuar dhe e denjë vetëm kur gruaja të gëzojë respekt të plotë dhe hapësirën e duhur për të kontribuar në mënyrë të plotë në shoqëri.

Kryeparlamentarja angazhohet të vazhdojë punën në Kuvendin e Shqipërisë për të siguruar që gratë të kenë hapësirën dhe mundësinë të realizojnë potencialin e tyre të plotë.

“Krijimi ka një element themelor simbolik: Hyji, në zanafillë, i jep emërtesën Eva që do të thotë “burim jete”. Kaq domethënëse është përmbushja me dinjitet e gruas saqë Hyji i beson burimin e krejt jetës.

Sot më 8 Mars, përveç urimit të natyrshëm e me gjithë zemër për të gjitha gratë dhe vajzat, dua të kujtoj me respekt të thellë ato që nuk shpëtuan dot nga dhuna, ato që shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, vajzat e martuara me detyrim, ato që përfliten sepse guxojnë, ato që kurrë nuk u lejuan ta shfaqin personalitetin, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën duke sfiduar pengesat, ato gra të guximshme dhe inteligjente të potencialit të pakufishëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme shqiptare kudo ku janë, kudo ku vuajnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë.

De Beauvoir thoshte se gratë e kuptuan rolin e tyre kur burrat ikën në luftë. Modestisht do të thoja se gratë shqiptare e kishin kuptuar këtë gjë shumë herët sepse historia i detyroi burrat e tyre përherë të luftonin e emigronin. Në historinë tonë të mundimshme gratë kanë qenë shëmbull i jashtëzakonshëm i një feminizmi të fshehtë e pa bujë, por të denjë po aq sa ai i grave të këtij kontinenti, e botës ku përkasim.

Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur dhe e denjë në misionin e saj vetëm kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar në lirinë e saj, dhe të ketë hapësirën e plotë për rolin e saj krejt unik në shoqëri.

Përveç ecjes kulturore që kërkon ky proces, jam e përkushtuar që në binarin politik e shtetëror, të punoj me krejt energjitë e mia në Kuvendin e Shqipërisë që ky mision të jetë i përmbushur”, shkruan Spiropali.

#Shoqëria #shqiptare #përmbushur #dhe #denjë #vetëm #kur #gruaja #të #jetë #plotësisht #respektuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button