Operacion me 100 efektivë dhe 6 dronë policie, asgjësohen 3491 bimë kanabis në Shkodër

Policia njofton se në fazën e shtatë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra” janë angazhuar 100 efektivë të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, si dhe 6 dronë policie.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë kanabis, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.
“Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon” – shprehet Policia në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
/a.r
#Operacion #efektivë #dhe #dronë #policie #asgjësohen #bimë #kanabis #në #Shkodër