Sport

Shpendi tërheq vëmendje edhe jashtë Italisë, e kërkojnë gjigantët e Portugalisë –

Kristjan Shpendi po gëzon një përiudhë mjaft të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka vazhduar ritmin e lartë të golave edhe në Serinë B, ku deri më tani ka tundur 10 herë rrjetën. Talenti 21-vjeçar ka tërhequr interesin e klubeve në Serinë A, por së fundmi vëmendja për të i ka kapërcyer kufijtë e Italisë.

Sipas “A Bola”-s, Benfika e ka Kristjan Shpendin në listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë. Gjigantët e Portugalisë po studiojnë tregun për të gjetur zëvendësuesin e Kabalit dhe lojtari shqiptar i Çezenës duket një alternativë serioze për drejtuesit e klubit./Sport Ekspres/

#Shpendi #tërheq #vëmendje #edhe #jashtë #Italisë #kërkojnë #gjigantët #Portugalisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button