Krasniqi uron mësuesit: Mësimdhënësit tanë s`kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar mësuesit për nder të Ditës së Mësuesit.
Në urimin e tij, ai ka vlerësuar se mësimdhënësit e Kosovës nuk kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë, udhërrëfyes dhe burim frymëzimi për familje dhe breza të tërë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i tillë ishte edhe Shaban Jashari, babai i Adem e Hamëz Jasharit.
“Sot shënojmë një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit tonë – që na kujton themelin e çdo suksesi si shoqëri: 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Mësimdhënësit tanë nuk kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë, udhërrëfyes dhe burim frymëzimi për familje dhe breza të tërë: ashtu siç ishte Shaban Jashari! Ata kanë qenë shtylla mbi të cilën është mbështetur qëndrueshmëria jonë kombëtare, duke u bërë pishtarë të dijes edhe në kohët më të vështira. Në momentet më të errëta për vendin, kur shkolla nuk ishte thjesht një institucion, por një bastion i rezistencës dhe shpresës, ata sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Krasniqi.
#Krasniqi #uron #mësuesit #Mësimdhënësit #tanë #skanë #qenë #vetëm #edukatorë #por #edhe #patriotë
gazetablic.com