PD nuk duhet të ekzistojë më! –

Analisti Frrok Çupi thotë se PD nuk duhet të ekzistojë më pasi është kthyer, siç e cilësoi ai, një “ndotje e skenës politike”. I ftuar në “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, analisti theksoi se nëse PD do të ishte një parti me struktura dhe parime nuk do të lejohej që Berisha të bënte gjithçka si dëshiron.
Duke u ndalur te koalicioni, Çupi tha se “dhurimi” i tetë mandateve të sigurta për aleatët është një shkelje, sidomos për parti si ajo e Ilir Metës, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh.
“Tani jeton me iluzionin se ka një tren me vete, që po ti afrohesh ta gjykosh, e kupton që është pa vlerë. Në anën tjetër, ai ka zgjedhur këtë rrugë, sepse nuk ka mundësi tjetër. Askush me vlerë nuk i shkon pas. E dyta, ai ka idenë se është i madh dhe i shkojnë pas shumë njerëz. Vlera politike e asaj që bën Berisha me këtë koalicion, është se ky menjanon normën, parimin, strukturën e PD. Domethënë nëse do të ishte një parti që organizohet me struktura dhe parime, nuk do ta lejonin të bënte gjithçka. Ndërsa duke pasur pas njerëz që janë jashtë PD, i menaxhon dhe mban ligjërata.
Në radhët e deputetëve të sigurt, 8 iu ka dhënë disa partive të tjera aleate. 4 ia ka dhënë Metës. Mendoni se çfarë shkelje është. Berisha e bën këtë gjë për partitë që janë burgjeve, të diskretituara etj. Kjo është gjëja më e rëndë që do të thotë se kush mund të ketë shkresë te PD. Ajo parti nuk duhet të ekzistojë se është ndotje e skenës politike. Kur pranon këtë gjë, çfarë janë gënjeshtrat. Për të gënjeshtrat janë gjëja më e vogël.”, u shpreh analisti.
#nuk #duhet #të #ekzistojë #më
Java News