Aktualitet

Kandidatët do i ‘filtrojë’ Berisha, në lista vetëm besnikët e tij –

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, Minga thotë se në gjithë botën procesi i primareve cakton kandidatët që do jenë në lista, por primaret e PD nuk kanë përfunduar ende, pasi do kalojnë në filtrin e Berishës.

“Primaret nuk është një proces demokratik, siç jemi njohur në teori se çdo të thotë primare. Kandidatët nuk patën mundësi të bënin fushatë, kishin probleme dhe me listat.

Është një proces paçavure, por ishte një proces për shkak se Berisha e kishte bërë të ditur se duhej bërë për shkak të vendosjes në statut që kandidatët për deputetë do kalojnë në primare.

Primare përcaktojnë kandidatin që do jenë në listë, po primaret e Berishës s’kanë përfunduar. Te zyra e Berishës do filtrohen dhe ata do jenë kandidatët e vërtetë”, tha Minga.

Referuar edhe deklaratës së Berishës se nuk ka rëndësi pragu i votave në primare me renditjen në lista, Minga thekson se do jetë një listë me njerëz tërësisht besnikë të tij.

“Është diçka që do ta vendosë ai në fund të fundit, prandaj them nuk kemi të bëjmë me një proces demokratik. Nuk është një proces surprizë, kandidatët do i vendosë vetë dhe do jenë njerëzit me besnikë të tij.

Nuk është se prisnim asgjë nga primaret e Berishës. Berisha kur mendon për primaret e kap gazi se edhe ai e di vetë që janë të stisura si proces. Pres që lista të jetë tërësisht besnike e Berishës, kështu do jetë kjo parti”, thekson Minga.

Fakti që figura si Klevis Balliu kanë dalë ndër kandidatët më të votuar në qarkun e Tiranës, Minga hedh dyshime që vota ka qenë e orientuar.

“Mendoni ju që në Tiranë kandidati më i mirë të jetë Klevis Balliu. Por figura më e votuar të jetë Balliu në Tiranë. Tirana është ajka e bazës, nëse do të masësh një bazë partie do e masësh në Tiranë, jo në Peshkoi.

Rezulton se ndër kandidatët më të pëlqyer është Balliu, është e kuptuar se është një votë e orientuar. Lista e deputetëve kam përshtypjen që ka muaj që është në xhepin e zotit Berisha. Produkti është gati prej kohësh”, vijon gazetari Minga.

#Kandidatët #filtrojë #Berisha #në #lista #vetëm #besnikët #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button