Aktualitet

Qëlluan mbi vrasësit e vëllait, dorëzohet motra e Besar Nimanit në polici –

Policia gjermane ka bërë me dije se ditën e hënë është vetëdorëzuar tek autoritetet në Biefeld motra e boksierit të vrarë Besar Nimani.

Gruaja 33 vjeçare ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë pasi dyshohet se ishte një nga autorët e sulmit në një gjykatë gjermane ndaj familjarëve të të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllait të saj.

“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit. Në fund policia njoftoi se katër personat e plagosur në këtë ngjarje janë në gjendje të qëndrueshme.

#Qëlluan #mbi #vrasësit #vëllait #dorëzohet #motra #Besar #Nimanit #në #polici
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button