Aktualitet

Rama mbledh në 7-8 mars ministrat, Kryesinë e Grupit dhe drejtuesit politikë. Zbardhet fokusi i takimeve –

Për dy ditë me radhë, në datat 7-8 mars, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, Kryesinë e Grupit dhe drejtuesit politik në vilën qeveritare në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në fokus të mbledhjeve do të jenë zgjedhjet si dhe analiza e punës e qeverisë dhe mazhorancës deri më tani.

Pas përfundimit të regjistrimit të emugrantëvë, në datë 4 mars, socialistët do të hyjnë në një proces tjetër, që është bindja e emigrantëve të regjistruar për të votuar.

Përpos diasporës, socialistet duhet të përmbyllin edhe listat e kandidatëve për 12 qarqet (listën e mbyllur dhe të hapur), e cila duhet të dorëzohet brenda 12 marsit në KQZ.

Miratimin përfundimtar të ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit duhet ta vulosë kryesia e PS.

#Rama #mbledh #në #mars #ministrat #Kryesinë #Grupit #dhe #drejtuesit #politikë #Zbardhet #fokusi #takimeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button