Gjykata lë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, ja rruga për të cilën rrezikon deri në 10 vite burg

Lihet në burg ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci.
Ai u arrestua të mërkurën në mbrëmje i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkaterrim prone.
Këtë të premte GJKKO dha masën “arrest me burg” për ish-kreun e bashkisë I cili më veprimet e tij të jashtëligjshme i ka shkaktuar një dëm shtetit me mbi 234 milione leke të reja, pasi lejoi ndërtimin e një rruge 1.8 kjm te gjate në një zonë të pyllëzuar, pa asnjë autorizim.
Ndërsa, ndaj Ndoc Markut, administratorit të njësisë administrative Iballë, gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorisë, arrest shtëpie e po ashtu edhe për fadromistin Durim Markgjekaj që kreu punimet, detyrim paraqitje.
Vepra penale e shpërdorimit të detyrës për të cilën akuzohet Fran Tuci parashikon një dënim me burg deri në 7 vjet, ndërsa ajo e shkatërrimit të pronës me gjobë ose deri në 3 vjet heqje lirie.
Franc Tuci ka qene i zgjedhur nën siglen e PS në krye të bashkisë Fushë-Arrez nga viti 2015 deri në 14 Maj, ku bashkia u fitua nga përfaqësuesi i opozitës.
/a.r
#Gjykata #lë #në #burg #ishkryebashkiakun #FushëArrëzit #rruga #për #të #cilën #rrezikon #deri #në #vite #burg