Aktualitet

S’ka më ironi me ‘Alvanos’, të barabartë me Greqinë në BE! Nuk negociojmë me ata që s’na respektojnë –

Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”- Fjala e Kryeministrit Edi Rama me bizneset pjesëmarrëse në Panairin e Punës në Greqi

Më vjen jashtëzakonisht mirë që kemi ardhur sot së bashku me 120 kompani shqiptare, nga Shqipëria për të sjell këtu në Athinë Shqipërinë e punës dhe për t’iu treguar nga afër konkretisht motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi që dje erdhën për të kërkuar një punë të ndershme dhe për të ngritur ekonominë e tyre familjare përmes punës që Shqipëria ka punë për ta.

Më vjen shumë mirë po ashtu që kjo eksperiencë e parë na dha mundësinë edhe në këto pak orë të paradites që të shikojmë se sa të interesuara janë kompanitë e Shqipërisë për të çelur dyert e tyre për shqiptarët e Greqisë dhe nga ana tjetër se edhe nga ana e tyre, shqiptarë këtu në banim, treguan shumë interes edhe deri tani janë lidhur edhe disa kontrata drejtpërdrejtë në stendat e panairit. Është e vetmja rrugë për të carë perden shumë të rëndë dhe të zymtë të disinformimit, të fjalëve që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, të një zymtie të përgjithshme që për fat të keq përcillet nga këneta mediatike e Shqipërisë, ku duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija.

#Ska #më #ironi #Alvanos #të #barabartë #Greqinë #në #Nuk #negociojmë #ata #që #sna #respektojnë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button