“1 pikë larg kreut? Kush do ta thoshte në fillim të sezonit, do ta internonin”, Konte flet pas barazimit: Do ngjitemi si macet

Napoli ka marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme. Barazimi ndaj Interit i mban ata një pikë larg vendit të parë. Antonio Konte ka thënë pas ndeshjes se një ecuri të tillë do ta kishin cilësuar si thuajse të pamundur në fillim të sezonit.
“Pas 7 muajsh mund ta shihni se ka diçka të mirë. Duhet të jemi të lumtur, por ju e dini që unë nuk jam i kënaqur. Jemi një pikë larg kreut. Nëse do ta thonin këtë në fillim të sezonit, do t’i kishim internuar ata që do ta thonin.
Atalanta do të luftojë deri në fund dhe Juventusi po rri në përgjim.Nëse jemi po kështu dhe do ta bëjmë këtë në 11 ndeshjet e fundit, atëherë do të mbetemi të ngjitura si macet”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/
#pikë #larg #kreut #Kush #thoshte #në #fillim #të #sezonit #internonin #Konte #flet #pas #barazimit #ngjitemi #macet
SportExpress