Primaret e PD-së/ Fillon procesi i numërimit, kutia e Konispolit rezulton me parregullsi, u gjetën 20 fletë më shumë se numri i personave që kanë votuar

Ka nisur procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të zhvilluara në primaret e PD-së për kandidatët për deputetë në 11 maj. Procesi i numërimit ka filluar në Tiranë në selinë e PD-së.
Sakaq, ka filluar në Sarandë numërimi i votave të degëve Konispol, Sarandë, Finiq dhe Delvinë.
Por hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë.
Konkretisht: nga 176 persona që kanë votuar, në kuti janë gjetur 196 fletë votimi. Ende nuk është marrë vendim si do të procesohet me këtë kuti votimi, raportohet nga gazetari Limos Didani.
Gjithashtu Mmsohet nga gazetari Artur Korriku se kutitë e qarkut të Durrësit janë dërguar në Tiranë, ku do të numërohen në selinë e Partisë Demokratike.
#Primaret #PDsë #Fillon #procesi #numërimit #kutia #Konispolit #rezulton #parregullsi #gjetën #fletë #më #shumë #numri #personave #që #kanë #votuar
Java News