Pas grushteve në Kuvend/ Deputetët e Kosovës votojnë pro rritjes së pagës minimale

Ndonëse në një seancë të tensionuar dhe me përplasje fizike, Kuvendi i Kosovës vijoi punën deri në orët e vona të së enjtes duke miratuar disa pr/ligje tepër të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Një prej tyre ishte dhe ai i rritjes së pagës minimale, vendim ky që prek një numër shumë të madh qytetarësh në Kosovës.
Me 60 vota pro dhe një abstenim, deputetët e Kosovës ranë dakord të rrisin pagën minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto.
Sherri masiv në sallën e parlamentit ditën e djeshme nisi kur në foltore po qëndronte kryeministri Albin Kurti. Fillimisht zëvendëskryeministri Besnik Bislimi hoqi një imazh tallës për shefin e qeverisë të ngjitur pranë pankartës me mbishkrimin në serbisht “Zdravo”, që nxiti reagimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Ky i fundit lëshoi ujë në drejtim të Kurtit, por edhe Bislimit. Zëvendëskryeministri reagoi duke lëshuar një shishe në drejtim të tij, duke bërë që të shpërthente një valë dhune ku u përfshinë deputetë të shumtë.
#Pas #grushteve #në #Kuvend #Deputetët #Kosovës #votojnë #pro #rritjes #së #pagës #minimale
Lapsi