Aktualitet

Forza Italia mbështet pafajësinë deri në shkallën e fundit të gjyqësorit –

Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe për ti dhënë mbështetjen.

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar që të takojnë kryebashkiakun. Për këtë arsye, me anë të një video, ata kanë shprehur keqardhjen.

“Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët.

Për fat të keq siç ka ndodhur edhe tek ne në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem sepse shumë personazhe politike futen në paraburgim për akuza që nuk jemi të sigurtë që ekzistojnë.

Forza italia është gjithmonë në favor të atij që quhet i pafajshëm deri në shkallën e fundit të gjyqësorit. Do shohim si do të shkojë” thotë Lorenzo Grassini

Dy eurodeputetët italianë bëjnë një paralelizëm me hetimet dhe gjykimin për skandalin e Tangentopoli, në fillim të viteve 1990 në Itali, i cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike.

“Ajo çfarë po ndodh sot është e ngjashme me atë që ndodhi në Itali në periudhën e Tangentopolit, shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një periudhë të tillë. Jemi kundër paraburgimit. Kjo ngjan me çështjen e Tangentopolit kur u abuzua me paraburgimin pa konsideruar efektet e njerëzive të pafajshëm por që plagët personave të arrestuar u mbeten. Po të bëhet drejtësi por drejtësi të drejtë. Deri kur të provohet jemi të gjithë të pafajshëm” tha Roberto Berardi

Gjatë skandalit Tangentopoli, cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike pati edhe kritika se disa arrestime ishin të nxituara dhe disa individë u dëmtuan padrejtësisht nga procesi.

Gabriele Cagliari ish-president i ENI, (Ente Nazionale Idrocarburi) dhe Sergio Moroni (deputet socialist) u vetëvranë nga presioni i hetimeve. Ky skandal çoi në hetimin e njohur si “Mani Pulite” (Duart e Pastra), i cili u drejtua nga një grup prokurorësh në Milano./ Shqiptarja.com

#Forza #Italia #mbështet #pafajësinë #deri #në #shkallën #fundit #të #gjyqësorit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button