Kryeministri britanik Starmer vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump, çfarë do të diskutojnë –

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Donald Trump mbi çështjen e Ukrainës dhe mbrojtjen.
Pas shtrëngimit të duarve, dy liderët kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar një bisedë në Zyrën Ovale.
Një zyrtar amerikan tha se Trump është “shumë i kënaqur” me njoftimin që Starmer bërë këtë javë se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027, nga 2.3%
Takimi i Starmer me Trump vjen pasi zyrtarët amerikanë dhe rusë zhvilluan bisedime në Turqi për paqen në Ukrainë.
Vladimir Putin tha se bisedimet “frymëzojnë shpresë” dhe se të dy vendet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët – përfshirë luftën në Ukrainë
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Zelensky pritet të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë ditën e nesërme për të nënshkruar marrëveshje për mineralet.
#Kryeministri #britanik #Starmer #vizitë #zyrtare #në #Shtëpinë #Bardhë #takohet #Trump #çfarë #të #diskutojnë
Java News