Aktualitet

Shqiptari i parë në CDU: Kosova do të përkrahët nga Qeveria e re gjermane!

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës në Gjermani.

Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) është renditur e dyta .

Ndërsa partia e kancelarit Olaf Scholz është renditur e treta.

Por si pritet të ndikojë në raport me Kosovën fitorja e CDU-së?

Nue Oroshi, shqiptari i parë në CDU e tash e 20 vjet dhe bartës i shumë funksioneve të ndryshme brenda kësaj partie tha në një intervistë për “Gazeta Blic”  se zgjedhjet e 23 shkurtit prodhuan një fitore historike të CDU/CSU.

Oroshi theksoi se bisedimet për formimin e Qeverisë së re nuk do të jenë të lehta sepse kancelari në ardhje Friedrich Merz ka disa ide të reja për të Qeverisur në aspektin e migracionit, në aspektin e ekonomisë dhe në aspektin e sigurisë.

Ai potencoi se këto tri çështje do te jenë orientimi kryesorë i qeverisë se re gjermane.

“Në Gjermani zgjedhjet që u mbajtën më 23 shkurt është një fitore historike e CDU/CSU e cila ka ardhur në momentin që më së shumti ka nevojë Gjermania. Ka ardhur për faktin se forcat e majta politike që ishin në pushtet u dorëzuan para kohe pa e përfunduar mandatin e plotë. Nga kjo mungesë e vizionit qeverisës të së majtës gjermane populli gjerman në mënyrë masive ka votuar CDU/CSU si dhe partinë tjetër të djathtë AFD e cila doli parti e dytë politike dhe pas shumë dekadash nuk e kemi më gjëndjen politike të mëhershme kur CDU dhe SPD ndërronin dy pozicionet e para gjatë mbajtës së zgjedhjeve të ndryshme. Kjo situatë ka sjellë që të jetë për momentin vetëm një variant i koalicionit. Varianti qeverisës në mes të partisë së parë CDU/CSU dhe partisë tash të tretë SPD. Natyrishtë se bisedimët për Qeverinë e re do të jenë jo të lehta për faktin se kancelari në ardhje Dr.Friedrich Merz ka disa ide të reja për të Qeverisur në aspektin e migracionit,në aspektin e ekonomisë dhe në aspektin e sigurisë.Këto tri çeshtje do te jenë orientimi kryesorë i qeverisë se re gjermane pa harruar edhe politikën e jashtme” deklaroi Oroshi për “Gazeta Blic”.

Ndërsa sa i përket raportit me Republikën e Kosovës, Oroshi, tha se pritet të jenë shumë të mira sepse CDU është nja parti politike e cila e njeh mirë çështjen e Kosovës.

Ai tha se kjo parti e ka përkrahur njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe se qeveria e re do t’a mbështëse vendin tonë.

I njëjti potencoi se CDU madje i ka hapur rrugën edhe shumë shqiptarëve që të jenë aktivë ne politikën gjermane.

“Sa i përket raportit me Republikën e Kosovës mendoj se raportet do të jenë shumë të mira për faktin se CDU është nja parti politike e cila e njeh mirë çështjen e Kosovës.Është një parti e cila e ka përkrahur njohjen e Pavarësisë së Kosovës, dhe në këtë aspekt Kosova do të përkrahet edhe më shumë që është përkrahur më herët nga koalicioni i majtë që ka qenë në qeverisje. CDU madje i ka hapur rrugën edhe shumë shqiptarëve që të jenë aktivë ne politikën gjermane dhe aty -këtu kemi arritur edhe pozicione të ndryshme nëper Asambletë e qytetetve të ndryshme gjermane siç është rasti im ku ka 20 vite që jam pjesë e CDU-së në qytetin e Kielit si dhe kam kryer dy mandate në asamblenë e qytetit të Kielit ku kam qenë përgjegjës në Politikat e migrimit,politikat e sigurisë,politikat e çështjeve sociale, të banimit të shëndetsisë,të kulturës si dhe shumë politika të tjera.Tash për momentin jam në rrjetin për integrim në kuadër të CDU-së për mbarë Gjermaninë.Më këtë dua të them se Kosova do të përkrahët nga Qeveria e re gjermane” deklaroi Oroshi.

Oroshi tha se Qeveria e Kosovës ndërkohë nuk duhet të qëndrojë pasive por  duhet që të kontaktoj me Qeverinë e re Gjermane në mënyrë që ta merr një përkrahje më të madhe.

“Natyrisht edhe Kosova nuk duhet që të bëj gjumin e arushës në këtë drejtim por duhet që të kontaktoj me Qeverinë e re Gjermane në mënyrë që ta merr një përkrahje më të madhe e sidomos një përkrahje të aspektt ekonomik dhe atë të sigurisë.Mendoj që Qeveria e re gjermane do të jetë shumë efektive dhe do të ketë suksesin e duhur që ta forcoj Gjermaninë në shumë drejtime në këtë kohë jo shumë të lehtë për njerëzimin ku bota po ballafaqohët me luftëra të ndryshme dhe kriza prej më të ndryshmeve që po e vështirësojnë dita ditës jetën e qytetarëve” deklaroi Oroshi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Friedrich Merz, i cili është në rrugë për t’u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, pas zgjedhjeve kombëtare, ka thënë se do ta bëjë prioritet unitetin evropian dhe sigurinë e kontinentit, ndërkohë që përballet me administratën e re Trump dhe luftën e Rusisë në Ukrainë.

/Gazeta Blic/



#Shqiptari #parë #në #CDU #Kosova #të #përkrahët #nga #Qeveria #gjermane
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button