Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 37-vjeçari –

Një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Policia bën me dije se në lagjen nr.13 në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

#Aksident #rëndë #në #Durrës #humb #jetën #37vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button