Aktualitet

Asgjësohen bimë kanabisi në fshatrat e Krujës, asnjë i arrestuar

Policia ka asgjësuar 480 bimë kanabisi në fshatrat e Krujës. Kanabisi ishte i kultivuar në fshatrat Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 26-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj.

Gjatë fazës së 26-të u angazhuan 17 grupe kontrolli me 140 punonjës policie dhe u përdorën 11 dronë.  U asgjësuan nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike cannabis sativa.


Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 13 850 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe të komisariateve të tjera në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 26-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë, në Krujë, u gjetën të kultivuara 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

#Asgjësohen #bimë #kanabisi #në #fshatrat #Krujës #asnjë #arrestuar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button