PS depoziton kërkesën në KQZ për regjistrim! Deri më tani mbi 15 parti duan të garojnë për 11 Majin –

Partia Socialiste ka depozituar sot kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 Maj.
Në kërkesën e firmosur nga kryesocialisti Edi Rama shoqërohet edhe deklarata solemne e partive pjesëmarrëse në zgjedhje se subjektet që do marrin pjesë do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale.
Kërkesën për t’u regjistruar në këto zgjedhje e ka paraqitur edhe Partia Demokratike si dhe 15 parti politike.
25 Shkurti shënon edhe afatin për regjistrimin e subjekteve politike, ndërsa në 7 Mars ajo për koalicionet. Afati për depozitimin e listave të kandidatëve është 12 Marsi.
#depoziton #kërkesën #në #KQZ #për #regjistrim #Deri #më #tani #mbi #parti #duan #të #garojnë #për #Majin
Java News