Aktualitet
VIDEO/ Nën akuzë për lidhje me bandat, fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu –

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka deklaruar pranë ILDKPI-së se jeton në një apartament 80 m 2 afër qendrës së qytetit.
Sipas informacioneve, gjyqtarja ka ndërtuar edhe pa leje në tarracën e pallatit. “Stop” e ka të dokumentuar që në vitin 2019 ndërtimin pa leje, që ka bërë Fetahu duke e përshtatur në kuzhinë dhe ambiente relaksi.
Kryeinspektori i ri kërkoi kohë, për të gjetur dhe zgjidhur rastin. “Stop” u rikthye në pronën e ish-gjyqtares dhe konstatoi prishjen e ndërtimit pa leje nga ana e IMT-së.
#VIDEO #Nën #akuzë #për #lidhje #bandat #fadroma #në #ndërtimin #leje #të #ishgjyqtares #Fetahu
Java News