Sport

Futbolli 9×9/ Luhen çerekfinalet, përcaktohen gjysmëfinalet e FSHF Cup –

Janë luajtur ndeshjet çerekfinale të FSHF Cup, kompeticioni i futbollit amator 9×9 që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF.

 

Skuadra e ATS mposhti 8-0 Raiffeisen, ndërsa Dajti mundi ekipin e IMMI 2-1. Ndeshjet Vila L – MD dhe Luminesen – Gaia Triumph shkuan në shtesë. Skuadra e Vila L triumfoi 3-2, ndërsa takimi tjetër u vendos nga gjuajtjet e penalltive, aty ku skuadra e Luminesen fitoi 4-3.

 

Në gjysmëfinale, ATS do të përballet me Dajtin, ndërsa Vila L me Luminesen. Skuadrat do të luftojnë për finalen e madhe të këtij sezoni.

 

Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale të FSHF Cup:

 

ATS vs Raiffeisen 8-0

Dajti vs IMMI 2-1

Vila L vs MD 3-2

Luminesen vs Gaia Triumph 1-1 Pen (4-3)

 

Ndeshjet gjysmëfinale të FSHF Cup janë si më poshtë:

 

ATS – Dajti

Vila L – Luminesen

#Futbolli #Luhen #çerekfinalet #përcaktohen #gjysmëfinalet #FSHF #Cup
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button