Serie A, klasifikimi i tifozëve në stadium: 2 milionë njerëz në San Siro për Inter

Nuk është realiteti i futbollit tonë, por pak vite më parë kishte një lloj ngjashmërie. Tribunat e stadiumeve bosh. E megjithatë, në Itali gjërat kanë ndryshuar. Bileta që nuk gjenden, tribuna të mbushura me njerëz dhe përsëri shumë entuziazëm mes tifozëve. Dëshira për futboll është rikthyer në Serie A dhe shifrat e frekuentimit në stadium për sezonin që sapo ka përfunduar e konfirmojnë. Sipas renditjes së hartuar nga Transfermarkt, mes prezencave në kampionat e kupë, fitues është Inter. Zikaltrit kanë qenë të aftë për të tërhequr gati 2 milionë spektatorë në San Siro, me mbi 81 milionë euro të ardhura neto (të gjitha rekord absolut në historinë e klubit).
Milan, në vendin e dytë në renditjen 2022/23, është gjithashtu, në temën e abonimeve, në sold-out e dytë radhazi. Një rezultat i arritur nga kuqezinjtë vitin e kaluar vetëm në fund të gushtit. Ndërsa këtë herë 41.500 vendet e disponueshme u bënë pluhur pothuajse dy muaj përpara. Stefano Pioli, kështu, do të mund të shijojë sërish, qartë dhe fort korin e tij, “Pioli is on fire”.
Roma, në vendin e tretë, është mbi të gjitha falë karizmës së Jose Mourinho. Këtë vit, mesatarisht 66,000 spektatorë në Olimpico, të gjitha biletat u shitën jo më pak se 33 herë. 33 si vitet që e ndajnë nga titulli i fundit i Napolit, që pavarësisht fitores përfundoi vetëm në vijën e katërt.
Lexo më tej: Serie A, shorti i kalendarit 2023/24: Napoli kampion e nis nga Frosinone, derbi i parë në shtator
SURPRIZA DORIANE…
Së fundmi, në Serie A, një përmendje e veçantë për tifozët e Sampdorias. Pavarësisht rënies nga kategoria, ata mbushën stadiumin Ferrari dhe mbështetën ekipin me gati 400,000 spektatorë gjatë gjithë sezonit, duke lënë pas nëntë tifozeri të tjera. Kampionati i ri është pranë tashmë dhe, nisur nga këto shifra, pritet shumë argëtim, të paktën në tribuna.
#Serie #klasifikimi #tifozëve #në #stadium #milionë #njerëz #në #San #Siro #për #Inter
Lapsi