Aktualitet

KAS rrëzon Celibashin, paketa e maleve dhe tatimi mbi bujqësinë mund të votohen në parlament –

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimi të Ilirjan Celibashit që i kërkonte Kuvendit ndalimin e shqyrtimit të projektligjeve “Për paketën e maleve” dhe “TVSH për sektorin e bujqësisë”.

Pretendimi i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve se dy nismat mund të sillnin impakt në fushatë u konsideruan si tejkalim kompetencash nga Kuvendi si palë ankimuese, të cilës i dha të drejte KAS.

Për të kundërshtuar vendimin e Celibashit shkoi nismëtari Erion Braçe, i cili u shpreh se projektligji i propozuar prej tij nuk synon të favorizojë asnjë kategori të caktuar përpara zgjedhjeve.

Këto qëndrime duket se prekën ndërgjegjes e tre anëtarëve të KAS të propozuar nga Partia Socialiste, ku me votat e tyre i hapën dritën jeshile shqyrtimit të këtyre nismave në Kuvend edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Vendimi i KAS nuk e demoralizoi Ilirjan Celibashin. Teksa po rrëzohej një akt, ai mori një tjetër, duke i kërkuar kuvendit të bllokojë nismën që synon lehtësimin e vuajtjes se dënimit të personave të burgosur apo paraburgosur, serish me argumentin se favorizon një shtresë të caktuar me të drejtë vote.

#KAS #rrëzon #Celibashin #paketa #maleve #dhe #tatimi #mbi #bujqësinë #mund #të #votohen #në #parlament
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button