Sport

Abodi e ekzagjeron në lidhje me Jankto e Gay Pride: stuhi polemikash mbi Ministrin e Sportit

Abodi

Futbolli italian ka vendosur të mos i mungojë asgjë. Mes penaliteteve për Juventus në kampionatin e fundit, eliminimit të ekipit U-21, kaosit të regjistrimeve në Serie B, tashmë është përfshirë edhe ministri i Sportit Andrea Abodi. Deklaratat e tij për daljen hapur të futbollistit Jankto kanë shkaktuar një stuhi sociale, që po e përfshin në këto orë.

Jankto u ble nga Cagliari, i sapongjitur në Serie A. Lojtari i Republikës Çeke doli hapur pak kohë më parë, duke deklaruar homoseksualitetin e tij. Një lajm që ka përçarë profesionistë të lojës, duke lënë disa prej tyre të zhvendosur. Për këtë ka folur edhe ministri i Sportit Andrea Abodi. I intervistuar nga Radio 24 në emisionin 24 Mattino, ai ka dashur të thotë fjalën e tij për këtë situatë delikate. Vetëm se ai shkoi pak më tej: “Unë nuk bëj dallime në karakteristika që kanë të bëjnë me sferën e zgjedhjeve personale. Të them të drejtën nuk më pëlqejnë ekspozimet, por duhen respektuar zgjedhjet individuale. Unë ndalem këtu”.

Lexo më tej: Jankto del hapur e zbulon homoseksualitetin e tij: “Nuk dua të fshihem më”


Fjala ekspozim nuk i ka pëlqyer publikut social dhe botës LGBT. Pas stuhisë që u ngrit, Andrea Abodi ka dashur të bëjë një sqarim të mëtejshëm. Ministri ka bërë një postim korrigjues në Twitter. Abodi ka nënvizuar se e kishte fjalën për respektin ndaj zgjedhjeve dhe natyrës njerëzore. “Pastaj, a mund të mos ndaj disa shprehje të Pride?”. Rrjetet sociale nuk e kanë falur këndvështrimin e tij dhe shumë përdorues pyesin pse kjo ndërhyrje, në vend që të mendohet për problemet e futbollit italian.



#Abodi #ekzagjeron #në #lidhje #Jankto #Gay #Pride #stuhi #polemikash #mbi #Ministrin #Sportit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button