Aktualitet

Herën e parë lexova tmerre! –

Oksana Genkina Subashi është një ukrainase e vendosur në Shqipëri prej 13 vjetësh. Në programin  “Aldo Morning Show”në Tv Klan ajo shprehet se erdhi vetëm për punë, pa e menduar asnjëherë se këtu do të gjente dashurinë dhe do të ndërtonte jetën. Oksana kujton si e mësoi për herë të parë rreth Shqipërisë dhe lajmet e tmerrshme për të në kontrast me çfarë u përball këtu.

Oksana Genkina Subashi: E kam menduar si aventurë meqë isha e re, sapo kisha mbaruar universitetin, thashë të provoja ‘real estate’ si diçka të re.

Aldo: Erdhe vetëm apo me njerëz?

Oksana Genkina Subashi: Erdha vetëm. Erdha vetëm fare, pa asnjë njohje.

Aldo: Po si hase me Shqipërinë ti? Ti deri atëherë s’e kishe dëgjuar kurrë Shqipërinë.

Oksana Genkina Subashi: Jo, herën e parë e kam dëgjuar kur më kanë propozuar punë këtu për ‘real estate’, siçc e thashë. Kam hapur Google, kam texuar tmerre. Isha shumë kurioze për të parë a ishte vërtet apo jo ashtu siç shkruhej.

Aldo: Shkruhej keq ë?

Oksana Genkina Subashi: Po, kanë shkruar shumë keq.

Aldo: Thoshin për ’97-ën, për këto?

Oksana Genkina Subashi: Jo, jo për ’97-ën. Ishte janar 2012 kur erdha dhe atëherë kanë thënë që jo këtu të shesin për organet, mafia, çfarë nuk thoshin.

Aldo: Mafiat i kemi prapë, po hë.

Oksana Genkina Subashi: Të them të drejtën, Shqipëria është shtet më i  sigurt se çfarëdo lloj shteti mund të jetë. Sidomos dallohet, se qyteti im është Kharkiv, është shumë i madh, është 3 milionë banorë.

Aldo: Ne jemi më pak.

Oksana Genkina Subashi: Po, jemi gjithë Shqipëria 3 milionë. Kur shkoja në Kharkiv, flasim gjithmonë para luftës, 9-10 të darkës e kam ndier veten shumë në ankth sesa këtu. Këtu është shumë herë më e sigurt në çfarëdolloj orari.

Bashkëshorti me të cilin ka tre fëmijë ishte kolegu i saj i punës. Oksana thotë se ai është djalë shumë pozitiv e me humor sa i dukej sikur s’do të përshtateshin, por gjërat rrodhën ndryshe. Familja e bashkëshortit u tregua shumë mikpritëse ndaj saj,  madje kur ishin ende të lidhur pati një episod mjaft interesant.

Oksana Genkina Subashi: Në fillim s’u kemi thënë prindërve që jemi bashkë dhe ka ardhur babi në punë dhe i thotë bashkëshortit “dil një çikë në kafe. Hajde, nxirre një çikë shoqen tënde të pijmë një kafe bashkë”.

Aldo: I kishte ardhur në punë ai?

Oksana Genkina Subashi: Ka ardhur në punë, i dinte të gjitha si të gjithë shqiptarët informacionet kështu para dhe u njohëm.

#Herën #parë #lexova #tmerre
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button