Festa e pavarësisë së Kosovës në konsullatën në New York, Reka publikon fotografi

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka ka publikuar fotografi nga pritja në Nju Jork me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Reka në një postim në Facebook shkruan se eventin festiv kanë marr pjesë rreth 200 mysafirë, nga të cilët 50 ambasadorë dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
I pranishëm në event ishte edhe John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili në fjalën e tij, tha se është nder të festohet bashkërisht dita e pavarësisë së Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e Rekës:
Nga pritja për korin diplomatik dhe bashkëatdhetarë tanë, mbrëmë në Nju Jork, për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në eventin festiv të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, morën pjesë rreth 200 mysafirë; nga të cilët 50 ambasador dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Në fjalën time, fola për rrëfimin e suksesshëm të shtet-ndërtimit demokratik të Kosovës, pas luftes çlirimtare kundër kolonijalizmit, aparteidit dhe gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve. Lavdi UÇK-së dhe Kryekomandantit Adem Jasharit, falënderim i përjetshëm SHBA-ve dhe NATO-s.
Në emër të SHBA-ve uroi John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili ne fjalën e tij, tha se është nder të festojmë bashkë ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Në emër të popullit të SHBA-ve ju lutem pranoni urimet më të ngrohta për ditën e Pavarësisë. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta. Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, është momenti për të nderuar të arriturat e kaluara dhe për të shikuar drejt të ardhmes së ndritshme dhe lidhjet më të ngushta midis shteteve tona”.
Urime Kosovë nga Nju Jorku!.
#Festa #pavarësisë #së #Kosovës #në #konsullatën #në #York #Reka #publikon #fotografi
gazetablic.com