Sport

Do ta kenë pasur VAR-in të fikur, e kanë ndezur më vonë –

Reali i Madridit është ndalur në një barazim 1-1 nga Osasuna ditën e sotme. Edhe këtë herë nuk kanë munguar debatet rreth arbitrimit. Karlo Ançeloti ka ironizuar sistemin VAR, i cili nuk ka ndërhyrë për një prekje të topit me dorë në zonën e Osasunës. Gjithashtu trajneri italian ka thënë se kartoni i kuq për Bellinghemin ishte i gabuar, pasi gjyqtari ka keqkuptuar anglishten e Xhud Bellinghemit.

“Duhet të rishikonin një prekje të topit e dorë në zonë, por VAR-i nuk do ketë qenë i ndezur. Do ta kenë ndezur më vonë. A do të flas me Bellinghemin? Nuk kam asgjë për t’i thënë. Duhet të flas me arbitrin, jo me Bellinghemin. Mendoj se arbitri nuk e kuptoi anglishten e Bellinghemit. Ai tha ‘fu*k off’, jo ‘fu*k you’… Janë dy fjalë shumë të ndryshme. Nuk dua të flas më për arbitrin, sepse dua të qendroj në stol javën e ardhshme”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

#kenë #pasur #VARin #të #fikur #kanë #ndezur #më #vonë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button